Sondazhi i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka analizuar perceptimin e qytetarëve mbi punën e qeverisë aktuale, përmes një kampioni prej 1200 personash në mbarë vendin. Me një marzh gabimi prej +/- 3.1%, studimi ofron një pasqyrë të qartë të qëndrimeve publike.
Kur u pyetën për arritjen më të rëndësishme, 57% e të anketuarve identifikuan arritje konkrete, ndërsa 33% u shprehën se qeveria nuk ka asnjë arritje. Pjesa tjetër, prej 10%, nuk përmendi ndonjë arritje, por as nuk i mohoi ato.
Vlerësimi i punës së qeverisë
Në vlerësimin e përgjithshëm, opinionet janë të ndara në raportin 49% me 49% midis atyre që mbajnë qëndrim pozitiv dhe atyre me qëndrim negativ. Grupi i fundit, që përbën 49% e popullsisë së rritur, është i ndarë si vijon:
- 33% që nuk shohin asnjë arritje.
- 10% që mbeten të dyzuar.
- 6% që, pavarësisht se njohin disa arritje, shprehin pakënaqësi të përgjithshme.
Sipas ekstrapolimeve statistikore, vlerësohet se rreth 930 mijë banorë të rritur anojnë drejt një vlerësimi pozitiv. Ndërkohë, rreth 625 mijë banorë nuk identifikojnë asnjë arritje, rreth 190 mijë janë të dyzuar, ndërsa rreth 115 mijë banorë, ndonëse evidentojnë arritje të caktuara, mbeten me qëndrim negativ ndaj performancës qeveritare.