Peter Sorensen, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, zhvilloi një bisedë me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, Jean-Pierre Lacroix.
Sorensen bëri të ditur për këtë takim përmes një postimi në platformën X, ku shpjegoi se diskutuan zhvillimet e fundit në dialog. Ai iu referua marrëveshjes së arritur fundjavën e kaluar për zbatimin e Ligjit për të Huajt në Kosovë, e cila u bë e mundur falë frymës konstruktive dhe pragmatike.
"Shkëmbim i mirë me Lacroix mbi zhvillimet e fundit në dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që mundësoi arritjen e marrëveshjes fundjavën e kaluar dhe nevojën për përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023", shkroi Sorensen.
Ai shprehu pritshmëri për diskutime të mëtejshme në OKB javën e ardhshme.
Përditësime
U arrit marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti për zbatimin e Ligjit për të Huajt.
Jean-Pierre Lacroix identifikohet si ambasador i OKB-së.