Ditën e sotme, familja Begu dhe familja Brovina organizojnë ceremonitë e fundit në nderim të veprimtares, poetes dhe mjekes Flora Brovina. Aktiviteti përkujtimor do të nisë në orën 10:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Pas kësaj ceremonie, qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë homazhe në nderim të figurës së saj në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 11:30 deri në orën 14:30. Ceremonia e varrimit është planifikuar të zhvillohet në orën 16:00.
Sipas njoftimeve zyrtare nga familja, e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator.
Përditësime
Familja Brovina ka njoftuar se ceremonia e varrimit të veprimtares Flora Brovina, e cila ndërroi jetë më 15 shtator në moshën 76-vjeçare, do të zhvillohet në Varrezat e Qytetit në Dragodan (Arbëri).