Familjet Begu dhe Brovina kanë njoftuar detajet për lamtumirën e fundit të veprimtares, poetes dhe mjekes Flora Brovina. Ceremonia përkujtimore në nderim të figurës së saj do të nisë të premten, më 18 shtator, në orën 10:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Pas mbledhjes komemorative, në Hollin e Kuvendit të Kosovës do të organizohen homazhe për të pranishmit, të cilat do të zhvillohen nga ora 11:30 deri në orën 14:30. Varrimi i së ndjerës është caktuar të bëhet në orën 16:00.
Familja ka njoftuar se e pamja do të mbahet gjatë fundjavës, përkatësisht të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator. Flora Brovina, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, ndërroi jetë më 15 shtator 2026 në moshën 76-vjeçare.
Përditësime
Familja njoftoi se ceremonia e lamtumirës për ish-deputeten Flora Brovina do të finalizohet në Varrezat e Qytetit në Dragodan. Ky lokacion është konfirmuar si vendi i varrimit për të premten, më 18 shtator, në orën 16:00.