Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zyrtarizuar marrjen si të pandehur të ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi. Ai akuzohet për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës".
Së bashku me ish-zyrtarin, nën të njëjtën akuzë janë vënë edhe shtetasit Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.
Sipas hetimeve të SPAK, procedurat e kundërligjshme lidhen me dhënien me qira të disa pasurive të paluajtshme. Këto prona, të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) si tokë bujqësore, janë shfrytëzuar për instalimin e impianteve diellore me një afat shfrytëzimi 10-vjeçar.