Elisa Spiropali, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, priti sot Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, në një takim me fokus koordinimin e përgatitjeve për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII.
Spiropali e cilësoi këtë projekt si “një arterie strategjike që sjell me vete potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, ekonomike, të sigurisë rajonale e europiane”.
Ministrja njoftoi se platforma e nivelit të lartë do të mbahet më 18 shkurt në Tiranë me prezencën e ministrave të jashtëm të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Sipas Spiropalit, mbajtja e forumit në Tiranë konfirmon vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe operacional përgjatë Korridorit VIII, nga Adriatiku në Detin e Zi.
Postimi i ministres në rrjetet sociale përsërit këto detaje, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.