NPL Stacioni i Autobusëve sh.a. Prishtinë ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit me nga 100 euro për rastin e festës së Fitër Bajramit.
Bordi i Drejtorëve mori këtë vendim më 19 mars 2026, si vlerësim për angazhimin dhe përkushtimin e stafit në funksionimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes.
Ky shpërblim është shenjë mirënjohjeje për kontributin e përditshëm të punonjësve.
Ndërmarrja ka uruar po ashtu qytetarët e Republikës së Kosovës për Bajramin, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe mirëqenie.