Një stuhi e fortë me reshje intensive shiu dhe breshëri goditi Italinë më 12 mars 2026, duke prekur kryesisht zonën e Romës. Si pasojë, pista e Aeroportit Fiumicino (Leonardo da Vinci–Fiumicino) u mbulua nga një shtresë e dendur breshëri, çka solli vonesa dhe anulime fluturimesh.
Mijëra pasagjëra përjetuan momente vështira në aeroport, ndërsa pamje nga rrjetet sociale tregojnë rënie intensive të breshërit mbi pistë dhe hapësira përreth. Autoritetet aeroportuale morën masa për sigurinë e pasagjerëve dhe avionëve.
Stuhia preku edhe lagje të ndryshme të kryeqytetit italian, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të trafikut tokësor. Autoritetet meteorologjike kishin parashikuar motin e keq, lëshuan alarme për përmbytje dhe këshilluan qytetarët për kujdes të shtuar.
Paralajmërime të ngjashme u dhanë për vazhdim të motit të paqëndrueshëm në orët në vijim në disa zona të Italisë. Ekipe në terren po punojnë për rikthimin e normalitetit në aeroport.