Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik i PS-së për Diasporën, priti në Kuvendin e Shqipërisë përfaqësues të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e iniciativës “Të gjithë për Luftëtarin” i dorëzuan një certifikatë mirënjohjeje Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen dhe angazhimin institucional në mbrojtje të pafajësisë së udhëheqësve të UÇK-së.
Taulant Balla u shpreh se “Asnjëherë më bukur Kuvendi i Shqipërisë ndërsa mirëpret ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit institucional dhe kombëtar në këtë proces.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi një rezolutë në mbështetje të pafajësisë së ish-komandantëve të UÇK-së. Kjo rezolutë i kërkon Dhomave të Specializuara në Hagë dhe institucioneve ndërkombëtare të garantojnë një proces të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar dinjitetin e luftës çlirimtare.