Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, priti në takim veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Kuvendin e Shqipërisë më 27 shkurt 2026.
Në fotografitë e shpërndara nga vetë Balla, shihet se veteranët i kanë dhuruar atij një fotografi të Hashim Thaçit.
Postimi i Ballës në rrjetet sociale shoqërohet me shënimin "Fotot e Ditës". Sipas një burimi, ai ka shtuar edhe frazën "liria ka emër".