Të premten në orën 09:30 do të nisë seanca gjyqësore e gjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
Në këtë rast, Thaçi akuzohet bashkë me Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi për pengim të administrimit të drejtësisë.
Aktakuzat ndaj tyre u konfirmuan më 5 dhe 6 dhjetor 2024.
Sa i përket statusit të mbrojtjes, Hajredin Kuçi ka pasur mundësinë e mbrojtjes në liri që në fillim. Ndërsa Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u mbajtën në paraburgim deri në shkurt të këtij viti, ndërsa tani të gjithë mbrohen në liri.
Të pandehurit kanë deklaruar se janë të pafajshëm.