Sot pasdite, rreth orës 17:30, në hyrje të qytetit të Sarandës, konkretisht në fshatin Shelegar, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se ka dhunuar fizikisht ish-bashkëjetuesen e tij.
Ai ka qëlluar 4-5 herë me armë zjarri në ajër dhe më pas e ka kanosur atë si dhe familjarët e saj, duke ia drejtuar armën në kokë. Pas ngjarjes, autori u largua me një automjet tip Audi Q7 në drejtim të Borshit.
Policia reagoi shpejt dhe e ndaloi atë brenda pak kohe gjatë ndjekjes. Forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja lidhet me marrëdhënie të mëparshme mes autorit dhe viktimës, por hetimet do të sqarojnë detajet.