Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Barbullush të bashkisë Vau i Dejës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 22:15, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet disa shtetasve, njëri prej tyre ka qëlluar në ajër ndërsa largohej nga vendngjarja.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar kontrollet intensive në zonën përreth, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Nga të dhënat paraprake, nuk raportohet për dëme në njerëz.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e nevojshme procedurale për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen dhe për të zbardhur rrethanat e plota të këtij incidenti.