Mbrëmjen e 22 prillit 2026, rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, Kurbin, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N..
Nga veprimet e policisë nuk rezultojnë shtetas të lënduar. Autorët e dyshuar janë identifikuar si shtetasi Pren Gjoka dhe dy djemtë e tij, shtetasit Henrik Gjoka dhe Paris Gjoka, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit.
Policia njofton se vijojnë kontrollet për kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Përditësime
Të shtëna u kryen pranë një karburanti në Laç.
Dyshohet se ngjarja erdhi pas një konflikti për motive të dobëta midis të afërmve të autorit dhe personit të shënjestruar.