Sot, 21 mars 2026, mbushen tetë vjet që kur Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe pa asnjë abstenim, Kuvendi e miratoi pas katër ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosje. Shumica e deputetëve të Vetëvendosjes u përjashtuan nga seanca.
Procesi zgjati tre vjet dhe u paraprijë nga debate të gjata, protesta dhe reagime nga qytetarë, politikanë e ndërkombëtarë. Opozita e kundërshtoi me protesta dhe veprime në Kuvend.
Kosova dhe Mali i Zi e nënshkruan marrëveshjen në Vjenë të Austrisë më 2015. Ratifikimi erdhi pas deklaratës së përbashkët të presidentit Hashim Thaçi dhe homologut malazez Filip Vujanoviq, që parashikonte rishikimin e gabimeve eventuale.
Kjo marrëveshje u bë një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave të Kosovës.