Jonuz Musliu u nda nga jeta tetë vjet më parë, në moshën 58-vjeçare. Ai u lind më 1959 dhe u bë simbol i qëndresës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Musliu vuajti përndjekje dhe burgosje politike. Ai udhëhoqi Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit (UÇPMB) gjatë konfliktit në vitin 2001.
Pas përfundimit të luftës në Luginë në vitin 2001, me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u angazhua në jetën politike.
Ai shërbeu si kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit për disa mandate dhe si kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
Musliu dha kontribut të çmuar në radhët e UÇK-së, TMK-së dhe UÇPMB-së, duke mbetur i përkushtuar ndaj interesit kombëtar.