Kryeministri Edi Rama ka publikuar më 27 gusht pamje nga Thethi, duke vlerësuar këtë zonë si një prej destinacioneve turistike kryesore në vend. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë uroi një ditë të mbarë, duke e përshkruar vendndodhjen si një magji mes majave të Alpeve Shqiptare.
Thethi, i cili ndodhet rreth 70 kilometra larg Shkodrës, është zhvilluar vitet e fundit si një pikë referuese për turizmin e natyrës dhe aventurës. Vizitorët shfaqin interes për një sërë atraksionesh natyrore, si:
• Syri i Kaltër
• Ujëvara e Grunasit dhe Kanioni i Grunasit
• Vaskat në Ndërlysë
• Shpella e Arapit
• Shtigjet Theth-Valbonë dhe shtegu i Bjeshkëve të Nemuna
Përveç vlerave natyrore dhe traditës vendase, zona u ofron vizitorëve mundësi për aktivitete sportive. Përveç shtigjeve të ecjes malore, apo hiking, në zonë është instaluar një zip line, i cili u mundëson vizitorëve të shohin panoramën e fshatit nga lart dhe të ndiejnë adrenalinën mes maleve. Zhvillimi i turizmit në këtë trevë ndërthur pasuritë natyrore me trashëgiminë historike dhe mikpritjen, duke shërbyer si një potencial për rritjen e fluksit të turistëve gjatë sezonit veror.