Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Oksfordit, në shtetin e Xhorxhias (SHBA), ku një burrë 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten dhe vajzën e tij, Amanda (37 vjeçe). Konflikti, sipas hetimeve, nisi pas akuzave të vazhdueshme të viktimave ndaj 63-vjeçarit për neglizhencë ndaj nënës së tij të moshuar.
Pas të shtënave, autori telefonoi shërbimet e emergjencës 911 dhe pranoi krimin. Në dëshminë e tij, ai u shpreh se nuk mund t'i duronte më akuzat dhe presionin. Policia gjeti Amanda-n të vdekur në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e autorit, me të cilën kishte qenë i martuar për 38 vjet, ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
Bashkëshorti i Amandës, Adam McGrath, i cili ishte i pranishëm në banesë, deklaroi në telefonatën me autoritetet se konflikti u përshkallëzua brenda pak minutash. Sipas McGrath, autori qëlloi Amanda-n në kokë, pas çka ai u largua nga banesa për të siguruar dy fëmijët e tij. Autoritetet vendore vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Përditësime
Policia identifikoi autorin e vrasjes si 47-vjeçari Ralph Minsey, i cili është arrestuar dhe mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi. Minsey e pranoi krimin përmes një telefonate në 911, duke shpjeguar motivet e tij. Ngjarja ndodhi në një banesë rreth 64 kilometra në lindje të Atlantës. Sipas dëshmisë së dhëndrit të autorit, Adam McGrath, konflikti degjeneroi në përplasje fizike përpara se Minsey të qëllonte për vdekje bashkëshorten dhe vajzën e tij.