Një tragjedi ka ndodhur pasditen e së martës në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj nga Kosova janë përballur me vështirësi gjatë hyrjes në det. Sipas raportimeve paraprake, për shkak të dallgëve të forta dhe rrymave detare, të rinjtë kanë hasur në vështirësi për të dalë në breg.
Bilanci i ngjarjes është i rëndë: dy prej të rinjve kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje është kërkuar ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të situatës.
Deri në këto momente, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet për rrethanat e sakta të ngjarjes. Hetimet vijojnë, ndërsa detaje të mëtejshme pritet të bëhen të ditura nga autoritetet në orët në vijim.
Përditësime
Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e dy viktimave të tragjedisë në zonën e Ranës së Hedhun: Leonid Alia nga Fushë-Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina. Policia saktësoi se në ngjarje ishin të përfshirë 5 persona, dhe jo 4 siç u raportua fillimisht. Tre të mbijetuarit, Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi, janë jashtë rrezikut për jetën, duke rrëzuar pretendimet e mëparshme për gjendje kritike.
Autoritetet kanë konfirmuar se viktimat e tragjedisë në Shëngjin janë Leonid Alia nga Fushë-Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina. Policia ka saktësuar se në ngjarje ishin të përfshirë 5 persona, e jo 4 siç u raportua fillimisht. Sipas mjekëve në Spitalin Rajonal, 3 të mbijetuarit janë jashtë rrezikut për jetën, duke përmirësuar kështu informacionet e mëparshme për gjendjen e tyre kritike.