Në mbrëmjen e 23 janarit, u realizua transferimi i 90 të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEDP) në Fushë-Krujë drejt IEDP Peqin.
Ky operacion u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare. Procesi u planifikua me detaje, duke përfshirë eskortë të posaçme dhe protokolle të përforcuara, dhe u përmbyll pa incidente. Situata në të dy institucionet paraqitet nën kontroll.
Transferimi vjen në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë, pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit më 13 janar. Pak ditë më parë, u transferua një grup tjetër të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit në IEDP Peqin. Burimet përmendin gjithashtu transferime të mëparshme në Durrës dhe Fier.
Ky lëvizje i menjëhershëm ka krijuar vështirësi në akomodimin dhe përshtatshmërisë së të dënuarve në IEDP Peqin, duke ngarkuar strukturat e institucionit pritës. Autoritetet po marrin masa për menaxhimin e situatës dhe garantimin e standardeve ligjore të trajtimit, pa cenim të rendit dhe sigurisë.