Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, deklaroi se forcat e SHBA-së dhe Izraelit kanë fundosur 42 anije luftarake iraniane gjatë ditëve të fundit. Ai shtoi se kanë shkatërruar një pjesë të madhe të aviacionit dhe të sistemit të komunikimeve të Republikës Islamike.
Deklarata u bë në samitin Shield of the Americas, të mbajtur në klubin e tij të golfit në Doral. Trump vlerësoi se operacioni ushtarak po shkon mrekullisht. Ai falënderoi sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, të cilin e quajti fantastik dhe tha se po kryen një punë shumë të madhe.
Presidenti hodhi poshtë gjithashtu akuzat për militarizëm, duke theksuar se ka përfunduar tetë luftëra.