Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Donald Trump, deklaroi ne Shtëpine e Bardhe se vendi i tij do ta fitoje konfliktin me Iranin “qofte ushtarakisht, qofte ne leter”. Ky qendrim vjen pas bisedimeve te paqendrueshme qe po zhvillohen mes paleve.
Lidhur me mundesine e nje takimi me udheheqesin suprem iranian, Mojtaba Khamenei, presidenti Trump u shpreh se nje bashkebisedim i tille eshte i mundur nese do te sherbente per arritjen e nje marreveshjeje. Khamenei, i cili nuk eshte pare qe nga shperthimi i dhunes me 28 shkurt dhe per te cilin besohet se eshte plagosur rende gjate sulmeve ajrore amerikano-izraelite, eshte angazhuar ne bisedime, konfirmoi sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Masat ushtarake dhe tensionet e fundit
Trump ka paralajmeruar rinisjen e operacioneve ushtarake ne rast se trupat amerikane do te vriten nga ndonje sulm iranian gjate periudhes se armepushimit. Tensionet u pershkallezuan pas sulmit iranian mbi aeroportin nderkombetar te Kuvajtit te merkuren, ngjarje e cila shkaktoi 1 viktime dhe 63 te plagosur.
Presidenti amerikan shtoi se SHBA nuk ka nevoje per marreveshje me Teheranin per t'i nxjerre jashte vendit rezervat iraniane. Gjate konferences, Trump diskutoi gjithashtu tema te tjera te politikes se jashtme, duke perfshire luften ne Ukraine, situaten ne Kube dhe tregtine globale.