Përfaqësuesja e Kosovës do ta nisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve këtë të enjte me një përballje në shtëpi kundër Irlandës. Sfidën, që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 20:45, do ta drejtojë një ekip arbitrash nga Belgjika.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes është caktuar Lawrence Visser. Ai do të ndihmohet nga asistentët Ruben Wyns dhe Michele Seeldraeyers, ndërsa detyrën e gjyqtarit të katërt do ta kryejë Kevin Van Damme. Për sistemin VAR, UEFA ka përzgjedhur Jan Boterberg si gjyqtar kryesor, i cili do të asistohet nga Simon Bourdeaud’hui.
Kjo përballje shënon herën e dytë që gjyqtari Lawrence Visser ndan drejtësinë në një ndeshje të Kosovës. Ai ka drejtuar më parë ndeshjen e edicionit 2018/19 të Ligës së Kombeve kundër Ishujve Faroe, takim i cili u mbyll me fitoren 2-0 të Kosovës në të njëjtin stadium.
Përditësime
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Pas përballjes me Irlandën, Kosova do të vazhdojë fushatën e saj me dy ndeshje të tjera të programuara kundër Austrisë dhe Izraelit.