UEFA ka gjobitur klubin polak Lech Poznan me 10 mijë euro për shfaqjen e banerit "Kosova është Serbi" gjatë ndeshjes së Champions League kundër Crvena Zvezda.
Ndeshja u zhvillua në Poloni, ku tifozë të klubit polak shfaqën banerin. Përveç kësaj shkeljeje, Lech Poznan u gjobit gjithashtu për shkelje të tjera, duke arritur në total 48 mijë euro.
Përditësime
Komiteti i Apelit të UEFA-s konfirmoi gjobitjen ndaj Lech Poznan për banerin "Kosova është Serbi", të shfaqur në ndeshjen e parë kualifikuese. Mediumi polak kkslech.com raportoi lajmin të hënën. Kjo është gjobitja e dytë për parregullsi në ndeshjen e tretë kualifikuese.