15 ushtarë gjermanë kanë larguar nga Groenlanda vetëm 44 orë pas mbërritjes së tyre në ishullin arktik, raporton gazeta gjermane Bild më 18 janar 2026.
Ditën e shtunë, autoritetet në Berlin kishin deklaruar se ushtarët do të qëndronin në Groenlandë për një periudhë më të gjatë se ajo e planifikuar fillimisht.
Sipas Bild-it, vendimi për largim u mor të dielën në mëngjes, pa iu dhënë shpjegim ushtarëve. Urdhri ishte i drejtpërdrejtë: “Kthehuni”. Të gjitha takimet e planifikuara për të dielën në Groenlandë u anuluan menjëherë. Bild ka publikuar një foto nga aeroporti.
Mbetet e paqartë nëse ky vendim i Berlinit lidhet me kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump të së shtunës për vendosjen e tarifave doganore ndaj tetë vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë, që kanë dërguar trupa në Groenlandë, apo me arsye të tjera.