Skender Ademi, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vdekur më 18 shkurt 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur Enver Hajdari, kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së në Drenas. I ndjeri ka dhënë kontribut në luftën e UÇK-së, duke u rreshtuar në radhët e luftëtarëve.
Varrimi i tij do të kryhet nesër, e enjte, më 19 shkurt 2026, në ora 14:00, në varrezat e lagjes Ademi në Dritan (Dobroshec), Komunën e Drenasit.