Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:20 në fshatin Gurrakoc të Istogut. Automjeti i markës Mercedes ka goditur një shtyllë elektrike, duke shkaktuar lëndime trupore për drejtuesin e mjetit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën e Emergjencës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.