Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se ushtria serbe do të fuqizohet me robotë humanoid të armatosur. Sipas tij, prodhimi i tyre fillon këtë vit dhe mijëra robotë do të prezantohen në paradën e ardhshme ushtarake.
Deklarata u bë në Qendrën Kulturore Kineze, gjatë një prezantimi të robotëve nga kompania AGIBOT Innovation. Vuçiç theksoi se robotët mund të mbajnë deri në 30 kilogramë, duke lejuar montimin e kamerave dhe armatimit. Ata përdoren për kontroll kufitar, patrullim në rrugë me ose pa rrota, dhe mund të kryejnë lëvizje si kërcimi.
Ai premtoi se Serbia mund të bëhet vendi i parë në Europë që prodhon robotë humanoid. Vuçiç deklaroi se do të kërkojë mbështetje nga presidenti kinez Xi Jingping për këtë projekt, që synon sigurinë e vendit.
Përditësime
Presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi: «Këtë vit dhe në muajt në vijim, ne mund të nisim një nga investimet më të mëdha ndonjëherë në Serbi dhe të jemi vendi i parë në Evropë që prodhon robotë të tillë.»
Vuçiç: "Më bëri përshtypje prezantimi i robotëve të kompanisë AGIBOT. Ata mund të mbajnë 10, 20 apo 30 kilogramë... për të ofruar siguri shtesë për vendin."