Votuesit në Franca iu drejtuan të së dielës kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku zgjidhen kryetarët e bashkive në Paris, Marsejë dhe mbi 1 500 qytete e qyteza të tjera. Ky proces konsiderohet provë e rëndësishme politike para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.
Franca ka rreth 35 mijë bashki, nga qytetet e mëdha deri te komunitetet e vogla, dhe kryetarët e tyre renditen midis figurave më të besuara nga qytetarët.
Pas raundit të parë, të zhvilluar një javë më parë, shumë kandidatë siguruan mandatin, por në qytetet kryesore gara kaloi në balotazh.
Në Marsejë zhvillohet përballja më e fortë, ku kandidati i Tubimit Kombëtar përballet me kryetarin aktual socialist. Një fitore e kësaj force do të shënonte sukses për të djathtën në nivel lokal.
Në Paris, gara mbetet e hapur me diferenca minimale midis kandidatëve të majtë dhe konservatorëve, duke e lënë rezultatin të paparashikueshëm deri në fund.
Zgjedhjet nxjerrin në pah dinamika të reja, veçanërisht në të majtë, ku bashkëpunimet midis socialistëve dhe Franca e Papërkulur kanë qenë të pjesshme dhe jo të njëtrajtshme në të gjitha qytetet.
Analistët vlerësojnë se, megjithëse zgjedhjet lokale nuk përcaktojnë drejtpërdrejt fituesin presidencial, ato japin sinjale të qarta për trendet politike, fuqinë e partive dhe aleancat e mundshme në një skenë gjithnjë e më të fragmentuar.