Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një zonë fushore në Kolovicë, saktësisht në hyrje të Butovcit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e zjarrfikësve të kryeqytetit kanë mbërritur në vendngjarje për të neutralizuar vatrat e zjarrit.
Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë ka konfirmuar se ndërhyrja ka qenë e shpejtë dhe efikase, duke arritur të lokalizojnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij në zona të tjera. Sipas deklaratës së tij, situata është aktualisht nën kontroll të plotë dhe nuk raportohet për rrezik të mëtejshëm për banorët ose pronat në atë zonë.