Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme, më 20 korrik 2026, në zonën e Qafë Thanës. Përhapja e flakëve është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të mesme. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Bashkisë Pogradec, të cilat po punojnë për izolimin, neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur zgjerimin e mëtejshëm të vatrës së zjarrit.
Përditësime
Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll flakët në Qafë Thanë. Sipas hetimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga djegia e gomave, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.