FC Prishtina ka njoftuar se trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë. Dorëheqja erdhi pas ndeshjes ndaj KF Ferizaj, ku ai mori përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.
Tovërlani kishte marrë drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc 4 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje.
Në komunikatën zyrtare, klubi falënderon trajnerin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe. Ai u urohet suksese në vazhdim të karrierës.
FC Prishtina premton të njoftojë në ditët në vijim zhvillimet e radhës për drejtimin e ekipit. Skuadra kryeqytetase renditet e tretë në tabelë me 38 pikë, katër më pak se liderët Drita dhe Ballkani.