Një vajzë 18-vjeçare, e identifikuar si Fatemeh D., humbi jetën të enjten rreth orës 22:00 në stacionin e metrosë Wandsbek Markt në Hamburg të Gjermanisë. Ajo u tërhoq dhe u shty në shina nga Ariop A., 25-vjeçari sudanez, i cili gjithashtu vdiq pas përplasjes me trenin.
Autoritetet gjermane konfirmuan mungesën e ndonjë lidhjeje të mëparshme mes tyre. Dëshmitarët raportuan se autori tregonte sjellje të çrregullta pak minuta para ngjarjes dhe i bërtiste viktimës: “Do të të marr me vete”.
Ai kishte histori të dhunshme dhe ishte në radarin e autoriteteve. Ishte arrestuar disa ditë më parë për sulm ndaj oficerëve të policisë, por u lirua. Ai kishte hyrë në Gjermani në mes të vitit 2024 përmes një programi humanitar dhe jetonte në një akomodim tip kontainer në Hamburg.
Familjarët e viktimës shprehën dhimbjen në rrjetet sociale. Nëna e saj postoi në Instagram një foto të Fatemeh-s duke mbajtur lule me mbishkrimin: “Bija ime është një engjëll”. Në një postim tjetër shkroi: “O vajza e bukur”. Një homazh i tretë përfshinte një përmbledhje videosh me mbishkrimin: “Natën e kaluar desha të të përqafoja”.