Më datë 4 prill 2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë njoftuan se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë ishte konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kryen veprimet e para hetimore në vendngjarje.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se shtetasi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Trupi i 19-vjeçarit u transportua në morgun e IML Tiranë për t’u nënshtruar autopsisë mjekoligjore.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.