Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 10 shkurtit 2026 në fshatin Vashtëmi të bashkisë Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, një 61-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me çifte. Ai jetonte me nënën e tij, e cila e ka gjetur të pajetë në banesë. Fëmijët e tij ndodhen jashtë shtetit.
Bashkëshortja e viktimës kishte ndërruar jetë para tre muajsh. Rrethanat dhe shkaqet e incidentit nuk janë të njohura ende, ashtu si identiteti i plotë i tij.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për hetimet e mëtejshme.