Një 64-vjeçar shqiptar u fut në shtëpinë e një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në Kypseli të Greqisë më 21 shkurt, duke tentuar abuzim seksual. Ngjarja ndodhi ndërsa nëna e vajzës ishte jashtë banesë për të marrë syze në farmaci.
E ëma tregoi se, pas kthimit, pa të dyshuarin mbi vajzën e saj. Ai u fsheh në tualet, ndërsa ajo e goditi me objekte. Më pas, 64-vjeçari goditi të dy gratë dhe përdori fraza të pakuptueshme. Nëna sulmoi autorin me një tigan.
Mediat greke kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë, që tregojnë hyrjen e shqiptarit në banesë. Ai u shpall në kërkim nga autoritetet helene. Ekspertiza mjeko-ligjore vlerësoi se nuk ka pasur abuzim tek vajza.
Informacion për të dyshuarin
• Kishte njohje 18-vjeçare me familjen e vajzës dhe konsiderohej person i besueshëm.
• Ndihmonte me blerjet; u njoh me nënën në kafenenë e kishës.
• Jetonte në Nea Smyrni me djalin, me marrëdhënie të këqija mes tyre.
• Baba i dy fëmijëve, pa kontakt me vajzën dhe gruan e tij.
• Identiteti mbetet i fshehtë nga autoritetet.
Përditësime
Vajza e dyshuarit 64-vjeçar shqiptar deklaroi për TV MEGA se babai e përdhunoi kur ishte 7-vjeçare, në Shqipëri.
Pas rrëfimit, familja i ka kthyer shpinën. Nëna dinte për abuzimin, por nuk ndërhyri.
Vajza është një nga dy motrat binjake me aftësi të kufizuara.
Policia e Athinës ka nisur kërkime intensive në qendër dhe periferinë jugore për kapjen e 64-vjeçarit shqiptar, të shpallur në kërkim për tentativë abuzimi seksual.
Autoritetet besojnë se dyshuari fshihet me ndihmën e një personi të njohur dhe e konsiderojnë të pamundur kalimin e kufirit.
Sipas dëshmisë së re të vajzës së dyshuarit, ajo mbajti sekretin për vite nga frika për ta denoncuar. Ajo përmendi një grindje të mëparshme ku e akuzoi babanë, i cili mohoi duke thënë: "Nuk kam bërë asgjë, je e çmendur."
Katerina Bekiaris, nëna e 25-vjeçares, e goditi dyshuarin në kokë me një tigan.
- Vajza dëshmoi se tentativa e abuzimit ndodhi vetëm një herë, kur familja mungonte nga shtëpia.
- Dyshuari mohoi akuzat, duke thënë se ato janë sajuar nga mendja e vajzës.
- Vëllezërit dhe motrat e mbështetën babanë.
64-vjeçari shqiptar u vetëdorëzua në policinë greke, i shoqëruar nga avokati i tij.
- Nëna e goditi me tigan.
- Më pas e ndoqi me thikë.
Dyshuari identifikohet si Mark Preçi, 64 vjeç.
Vajza biologjike shtoi në dëshminë e saj:
- Grindje të mëparshme me Preçi-n;
- Mohimin e babait të saj për abuzimin;
- Mosndërhyrjen e familjes.