Një 82-vjeçare u gjet e pajetë më 12 tetor në një rezervuar pranë qytetit të Bilishtit, në Devoll. Sipas të dhënave paraprake, ajo dyshohet se është mbytur. Trupin e gjeti djali tjetër, me të cilin jetonte.
Sipas burimeve mediatike, e moshuara kishte shfaqur prej disa kohësh probleme me sklerozën. Ajo raportohet se ishte rënduar edhe psikologjikisht pas vdekjes së bashkëshortit dhe dy djemve të saj.
Trupi u dërgua në morgun e spitalit të Korçës. Policia po kryen veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.