Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar më 21 janar 2026 në fshatin Rrenas të bashkisë Belsh.
Shtetasi K. I., 20-vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73-vjeçe, këmbësore. Si pasojë e plagëve, e moshuara ka humbur jetën në spital.
Policia e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan njofton se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.