Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e 29 janarit 2026 në aksin rrugor Fier-Kallm, pranë mbikalimit të autostradës. Një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkaqe ende të paqarta.
Drejtuesi i kamionit dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë arritur të dalin nga mjeti pa pasoja të rënda për jetën. Ata kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në vendngjarje.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca, policia dhe grupi hetimor. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, i cili ka përfunduar vetëm me dëme materiale për mjetin.