Mesditën e së martës, në autostradën Fier-Lushnje, afër rrethrrotullimit të Kolonjës, ndodhi një aksident rrugor.
Një mjet tip fuoristradë përplasi nga pas një mjet tip Audi. Për pasojë, një prej udhëtarëve në fuoristradë u dërgua me ambulancë në Spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Personi i lënduar ka marrë ndihmën e parë dhe po mbahet nën kontroll nga mjekët. Raportohen vetëm dëme materiale.
Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje, po kryen procedurat e nevojshme dhe po disiplinon trafikun.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të fuoristradës.