Një aksident rrugor ka ndodhur sot në urën e Spatharit, në aksin rrugor Shkodër–Vau i Dejës, ku një automjet ka shkatërruar barrierat anësore dhe ka rënë në lumin Drin.
Në automjet ndodheshin tre persona, të cilët kanë arritur të dalin vetë menjëherë pas rënies në ujë. Ata kanë qëndruar për disa minuta poshtë urës, të kapur pas mbajtëseve metalike ose plastike, derisa kalimtarët i kanë parë dhe kanë njoftuar policinë.
Në ndihmë kanë shkuar kalimtarë të rastit, efektivë policie dhe forca zjarrfikëse. Dy nga personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i treti ka pësuar dëmtime serioze dhe po merr kujdes mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit. Pamje nga vendngjarja tregojnë mjetin e dëmtuar në ujë.
Përditësime
Policia e Shtetit njofton në orën 16:10 për aksidentin në aksin Mjedë-Spathar.
Zjarrfikësit nxorën tre persona nga Liqeni i Vaut të Dejës me barela dhe i transportuan në spital.