Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë shtetasin Zef Buçaj, 32 vjeç, për aksidentin rrugor të ndodhur më 28 janar në aksin rrugor Mjedë-Spathar, pranë urës së Spatharit në Vau të Dejës.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, drejtuesi i automjetit humbi kontrollin, përplasi mjetin me barrierat metalike të urës dhe më pas ra në Liqenin e Vaut të Dejës. Specialistët e qarkullimit rrugor kryen arrestimin në spital.
Si pasojë e aksidentit u plagosën tre persona:
- Drejtuesi Zef Buçaj, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër;
- Pasagjeri Ndok Çokaj, 24 vjeç, banues në Laç, po mjekohet në Spitalin Rajonal Shkodër;
- Pasagjeri Arol Nikaj, 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.