Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Prousos – Tornos në Euritania të Greqisë. Automjeti doli nga rruga dhe ra në një greminë me thellësi rreth 300 metra, rreth orës 17:00 të së dielës, jo larg Manastirit të Shenjtë të Prousos.
Menjëherë në vendngjarje u angazhuan forcat e zjarrfikësve, policisë dhe shërbimit emergjent EKAB. Rreth 31 zjarrfikës morën pjesë në operacionin për nxjerrjen e shoferit nga automjeti. Sipas mediave greke, ai u nxorr i pajetë dhe u dorëzua te shërbimi emergjent.
Një shofer autobusi turistik e pa automjetin që po binte në greminë nga parkingu i manastirit dhe njoftoi autoritetet. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.