Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tepelenë–Krahës, në vendin e njohur si Mogila, në territorin e Memaliajt. Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur rreth orës 06:30 midis dy automjeteve.
Në ngjarje janë përfshirë një automjet i drejtuar nga një 67-vjeçar me banim në Elbasan dhe një mjet taksi, i cili drejtohej nga një 28-vjeçar nga Tirana. Si pasojë e përplasjes, kanë marrë lëndime drejtuesi i taksisë dhe tre pasagjerët që udhëtonin në mjetin e tij.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhen nën kujdesin e stafit mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Përditësime
Policia ka identifikuar drejtuesit e përfshirë në aksidentin e rëndë në Memaliaj: K. Ç., 67 vjeç, nga Elbasani, dhe K. R., 28 vjeç, nga Tirana, i cili ishte drejtuesi i taksisë.