Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Sarandës, në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu”. Automjeti tip Mercedes-Benz, me targa AB057NE, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke dalë nga karrexhata dhe duke u përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi francez Yacine Mechmache, nuk ka pësuar lëndime fizike si pasojë e këtij aksidenti. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjet dhe në infrastrukturën rrugore të zonës.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer procedurat përkatëse. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultati ka qenë 0.00 mg/l, çka përjashton konsumimin e pijeve alkoolike nga ana e drejtuesit. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit.