Një tren pasagjerësh në linjën Cartagena – Los Nietos u përplas me një vinç në zonën Alumbres të Murcias, Spanjë, rreth orës 12:00 të 22 janarit. Aksidenti ndodhi mes Alumbres dhe La Union, ku mbetën të lënduar lehtë të paktën tre pasagjerë, ndonëse bilanci zyrtar nuk është konfirmuar ende.
Ky është aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda një jave. Të dielën mbrëma, një tren doli nga shinat duke u përplasur me një tjetër, ku humbën jetën 43 pasagjerë. Dy ditë më vonë, një mur mbajtës u shemb mbi një tren rajonal, duke shkaktuar daljen nga shinat dhe vdekjen e makinistit.
Sipas mediave lokale, banorët e zonës kishin paralajmëruar më parë rrezikun në këtë pjesë të linjës, ku njoftimi për mbërritjen e trenave shpesh mungon.
Përditësime
ADIF konfirmoi se aksidenti u shkaktua nga "ndërhyrja në detektorin e infrastrukturës nga një vinç johekurudhor".
- Tre të lënduar, një në gjendje të rëndë.
- Lokacioni: kilometri 6.6 midis Alumbres dhe La Esperanza.
- Treni nuk doli nga shinat.
- Aksidentet e mëparshme në Andaluzi dhe Kataloni.
SEMAF shpalli grevë tre-ditore kombëtare hekurudhore nga 9-11 shkurt për sigurinë.
- Shërbimet hekurudhore u rifilluan në linjën e prekur pas aksidentit.
- Në aksidentin pranë Barcelonës, katër pasagjerë u lënduan rëndë, përveç vdekjes së makinistit.
- SEMAF e cilësoi aksidentet në Adamuz dhe Gelida si pikë kthese për sigurinë.