Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka përjashtuar çdo mundësi që emri i saj të përmendet si kandidate për presidente.
Deklarata u bë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku ajo u përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Haxhiu theksoi se për qëndrimet e Vetëvendosjes në lidhje me emra të përveçëm apo deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, informacioni gjendet te grupi parlamentar i partisë, një kat më poshtë.
Ajo u shpreh: “Unë fola shumë këtu, më shumë për përgjegjësinë që ka Kuvendi i Republikës së Kosovës. Mund të mos jetë e lehtë as për ju as për mua, por unë duhet ta kryej detyrën time. Jam kryetare e Kuvendit, i falënderoj deputetët për mbështetjen, as nuk është përmendur, as nuk do të përmendet”.