Almir Kryeziu i FC Ballkani u zgjodh Ylli i Javës për xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ky vlerësim erdhi pas performancës së tij në ndeshjen kundër FC Drita, ku Ballkani fitoi me rezultat 3:0. Kryeziu shënoi një gol dhe asistoi në një gol tjetër, duke kontribuar në fitoren e skuadrës së tij.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës Albi Mall, ndau këtë çmim, të cilin e vlerësoi Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Çmimi i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligë.
Pas marrjes së çmimit, Almir Kryeziu u shpreh i lumtur. "Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Drita ka një skuadër shumë të mirë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Jemi në vendin e parë me pikë të barabarta, por kemi edhe shumë ndeshje të cilat do t’i luftojmë. Falënderoj komisionin për vlerësimin, klubin FC Ballkani dhe jam i lumtur që jam në formë dhe po mund ta ndihmoj ekipin", deklaroi ai për faqen zyrtare të FFK-së.