Alush Kastrati, 80-vjeçar nga fshati Zatriq i Rahovecit, u gjet sot i vdekur pas disa ditësh kërkimesh. Ai ishte shpallur i zhdukur që nga 7 marsi.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton se ekipet e kërkimit kanë hasur në trupin e pajetë në një zonë malore, disa kilometra larg fshatit Zatriq.
Sipas njoftimit zyrtar, trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur. Në vendngjarje kanë mbërritur njësitë policore përkatëse, të cilat, në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryjnë veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme.