Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjakovë, zhvillon operacion kërkimi për Alush (Vesel) Kastratin, i cili për herë të fundit u pa më 7 mars 2026 në fshatin Zatriq të Komunës së Rahovecit.
Menjëherë pas raportimit, strukturat policore aktivizuan veprimet për gjetjen e tij. Njësitë kanë zhvilluar patrullime intensive në perimetër të zgjeruar, duke përfshirë zona malore dhe hapësira përreth.
Njësitë e angazhuara
- Njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës;
- Njësia për Reagim të Shpejtë (NRS);
- Njësia me dron për monitorim ajror;
- Njësia K9 me qen kërkues;
- Njësia e Kërkim-Shpëtimit e FSK-së;
- Zjarrfikësit;
- Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim;
- Qytetarë vullnetarë.
Kryetari i Komunës së Rahovecit ka kontribuar në koordinimin e institucioneve lokale dhe komunitetit.
Policia e Kosovës shprehu mirënjohje për institucionet, ekipet profesionale dhe vullnetarët që vazhdojnë të bashkëpunojnë. Operacioni po vazhdon.